Drejtori i Klinikës Infektive ngre alarmin: Nëse nuk bëhet vaksinimi masiv, rrezikojmë të mbyllemi sërish

Drejtori i Klinikës Infektive në Kosovë, Arben Vishaj, ka ngritur alarmin përsa i përket infektimeve të reja dhe përhapjes së variantit “Delta”.

AI u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të vaksinohen, pasi në të kudnërt mund të përballen sërish me një mbyllje të vendit në rast shtimi të rasteve.

“Në Klinikën Infektive kemi 11 pacientë, dy prej tyre janë në intensiv. Gjendja është stabile, nuk kemi rritje të të hospitalizuarve, por që ka mundësi të vjen valë e re e infektimeve, duke parë edhe rastet në Evropë. Vaksinimi është zgjidhja e vetme. Nëse nuk bëhet vaksinimi masiv, mbyllja është e pashmangshme në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes