Dua Lipa shijon pushimet në jug të Shqipërisë dhe dhuron poza joshëse

Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri ku po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Këngëtarja me famë botërore erdhi për të parë punimet që po bëhen në një prej kopshteve të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet nga fondacioni i saj.

Autorja e hitit “New Rules” po e shfrytëzon kohën edhe për të pushuar në vendet brilante të Shqipërisë. Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga bregdeti i jugut, ku duket joshëse me bikini teksa ka vënë në pah format perfekte trupore.

Sakaq, përsa i përket muzikës Dua sapo ka paralajmëruar hitin e radhës. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Pop Smoke që do të mbajë titullin “Demeanor”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP