Categories: Lajme

Dua Lipa: Unë mburrem që jam këtu. Ëndrra ime të ndryshojmë stigmën për Kosovën e Shqipërinë. Koncert në Tiranë? Surprizë!

Këngëtarja Dua Lipa në një konferencë për shtyp së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, foli për projektet e saj në muzikë dhe punët në bamirësi në Shqipëri dhe Kosovë.

Dukagjin Lipa: Kënaqësi të jemi këtu me ftesën e kryetarit, që e konsideroj mik personal, që në 2016 kemi bashkëpunuar, ne jemi proces të hapjes në Prishtinë të një fondacioni ku artistë e rinj do kenë mundësi të eksplorojnë aftësitë e tyre, urojmë ta kemi një të tillë edhe në Tiranë ndoshta në 2022. Ishte kënaqësi që Sunny Hill Foundation të jetë pjesë e saj.

Dua Lipa: Unë mburrem shumë që kam mundësinë me qen këtu, për të ndihmuar me çdo gjë mundem sidomos për shqiptarët që më kanë suportuar shumë, kështu që më bëhet shumë qejfi të jem këtu.

Cilët do jenë artistët në Sunny Hill?

Dua Lipa; Për cdo vit kemi artistë internacionale dhe shqiptarë. Nuk mund ta them kemi qejf ta mbajmë sekret është surprizë e madhe. Do jetë festival 4 ditor,

Po klip në Shqipëri?

Dua Lipa: Po ndoshta e zgjat vizitën për të parë më shumë vende, për klip nuk e di kisha menduar me qejf.

Pse jo këtë vit koncerti?

Dua Lipa: Secili artist dhe shtet i kanë rregullat e veçanta dhe organizimi bëhet më i vështirë.
Kemi bërë një kërkesë për hapësirë tjetër për festivalin, për shkaqe të pandemisë dhe emrat që kemi , sigurimet e tyre , pa lejen e qeverisë për tubime masive nuk është e lejueshme, dhe Kosova nuk e ka në ligj ende tubimet masive.

Këngë në shqip ?

Ndoshta një cover , do kisha shumë qejf të provoja pse jo

E ka shumë ëndërr që në krejt botën të ndryshojmë stigmën për Kosovën dhe Shqipërinë që të ecim para dhe e marr me shumë seriozitet këtë punë.

Me festivalin Sunny hill paratë që merreni shkojnë në festivale të ndryshme dhe bamirësi. Duam të hapim një qendër arti në Prishtinë. Kena shumë ide dhe ëndrra dhe jemi të motivuar të punojmë, kjo nuk është gjëja e parë dhe e fundit.

Koncerti në Tiranë?

Surprizë , po diskutojmë.

Si ja dilni të jeni me këmbë në tokë?

Dua Lipa: Familja dhe shoqnia, ajo që bëj unë si punë është ëndrra ime, është gjëja që më lumturon më së shumti, po kush jam unë shpi jam veç Dua.

E ndjek muzikën shqiptare?

Për muzikën shqiptare , e ndjek.

Kur është kënga e radhës?

Këngë të reja i kam gati për muajt që vijnë, shpresoj të pëlqehen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

59 mins ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

3 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

3 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

4 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago