Këngëtarja Irma Libohova ka kërkuar nga qeveria që të zgjatet ora policore deri në orën 01:00 të mëngjesit.
Në një intervistë për “Ora Verore”, ajo u shpreh se tani që është verë errësohet më vonë dhe nuk kanë shumë kohë në dispozicion për të kënduar dhe për të argëtuar njerëzit.
Ajo u shpreh se të paktën duhet të zgjatet orari i lejimit të makinave, pasi dëshiron “të bredhë nga një qytet në tjetrin”.
“Vera ime është plotë dhe do ishte shumë më bukur sikur të na e lëshonin orarin e kufizimeve, sepse e kemi shumë të limituar.
Tani errësohet në orën 21:00, kur i bie të fillojë muzika? Është verë nuk është dimër, duhet të zgjatet orari pak më shumë.
Nuk është çështje lekësh. Janë njerëzit që duan të gëzojnë. Do doja shumë të ishte më i gjatë orari, nuk do ishte keq.
Të paktën orarin e kufizimit me makinat, të na lënë me makinat. Të na lejojnë deri në orën 01:00, 02:00 të mëngjesit. Duam të bredhim nga një qytet në tjetrin dhe nuk kemi mundësi. Na ndalon policia me të drejtë na vendos gjobë.
Nëse shkel rregullin duhet të gjobitem edhe unë”, u shpreh këngëtarja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!