Mjeku i Qendrës Shëndetësore në Deçan, përmes një interviste për media ka folur rreth situatës së helmimit masiv të qytetarëve në zonë.
Ai bën me dije se aktualisht numri i pacientëve të paraqitur në spital është rreth 900, por sipas të dhënave që ata kanë asnjë prej tyre nuk ka ndërruar jetë për shkak të helmimit.
Megjithatë mjeku theksoi se pritet ekspertiza mjeko ligjore për ta konfirmuar një gjë të tillë.
Për sa i përket shkakut të helmimit mjeku tha se nuk dihet ende nëse eshtë hidrike, gazore apo virale, ndërkohë që janë marrë mostrat e ujit për t’u analizuar.
Mjeku: Siç keni qenë të informuar që nga dita e diel në mëmgjes kemi vërejtur një fluks të pacientëve. Kemi trefishuar numrin e mjekëve për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Të gjithë pacientët janë trajtuar këtu. Deri më tani është një numër goxha i mirë i pacientëve që kanë marrë kujdesin e duhur mjekësor.
Deri më sot kemi pas furnizim me listën esenciale dhe më erdhi shumë mirë që edhe presidentja edhe ministri u angazhuan për sigurimin me barna.
Kemi pas nevojë për listën emergjente, sot kemi marrë një kontigjent për tre ditët e ardhshme. Kemi marrë mostrat e ujit dhe ende nuk e dimë nëse është gazore, hidrike apo virale.
Numri i paraqitjeve deri më tash është 800 e disa. Ndërkohë që vdekjet sipas neve nuk kanë lidhje me këtë, por autopsia do të jetë ajo që do të tregojë shkakun. Mund të them që tani ka mbërritur në 900″, tha mjeku.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!