Një sh err mes një italiani dhe zviceraneje ndodhi në tetor të vitit të kaluar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen hetimore ku sqarohet se si Roberto Criscuolo, banues në Napoli Itali shkaktoi pla gë të rënda ndaj ish bashkëjetueses së tij, Jennifer Christine Andree, shtetase zvicerane por banuese në Itali.
Criscuolo akuzohet për veprën penale “Pl ag osja e rëndë me dashje” pasi i ka shkaktuar pla gë të rënda nëpërmjet dhu nës. I pandehuri dhe vi kt ima kanë pranuar faktin se kishin bashkëjetuar dhe se bashkëjetesa me vullnetin e tyre kishte përfunduar rreth dy muaj para ditës së ngjarjes.
“Roberto Criscuolo e ka goditur me sende rrethanore, shishe, gota, i ka shkaktuar dëmtime trupore vi ktimës. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezulton se ka pasur shembje të indeve të kokës dhe të trupit, e shoqëruar me pla gë në kokë, në trup dhe gjymtyrë, thy erje të parakrahut të djathtë, krisje të kockës së kokës në pjesën e pasme të djathtë.
Në datën 21.10.2020, rreth orës 22:49, policia gjyqësore pasi mori njoftim se në një banesë në pallatin “Sarael”, kati i shtatë në rrugën “Marko Bocari” kishte konflikt mes dy shtetasve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se shtetasja zvicerane kishte shenja të dukshme dh une fizike. Në dyshemenë e banesës u gjetën mbetje xhamash të thyer, si dhe njolla të kuqe si ato të gja kut, ndërsa në vende të tjera të banesës si tualeti kishte peshqira me njolla të kuqe.
Edhe kartpecetat me njolla gjaku u ekzaminuan dhe rezultuan se ishin të viktimës. Ndërsa vik tima pretendon se i pandehuri me veprimet e tij ka tentuar ta vr asë”, thuhet në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 6 vjet burg, ndërsa avokatja mbrojtëse ka kërkuar dënimin me minimumin e dënimit të parashikuar për veprën penale “Pla gosje e rëndë me dashje
Para gjykatës, i pandehuri tha: “Jam dakord sa tha avokatja. Jam i emocionuar. Kërkoj mëshirë.” I pandehuri ka kërkuar ndjesë për veprën e kryer ndërsa avokatja mbrojtëse theksoi se nuk ka qenë i dënuar më parë ndërsa veprimet i kreu nën efektin e alko olit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!