Dy vendet më të ğoḋitura nga pandemia, Shqipëria dhe Mali i Zi me përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk përmbushen nevojat mujore me veshje dhe ushqime

Në Barometrin e Ballkanit që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, rezultoi se dy vendet kishin përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk përmbushen nevojat bazë mujore për ushqime dhe veshje gjatë vitit 2020.

Rezultatet e anketës treguan se 15% e familjeve në Malin e Zi dhe 14% të familjeve në Shqipëri patën vështirësi në sigurimin e artikujve bazë ushqimore dhe veshjeve. Nga ana tjetër, Kosova kishte përqindjen më të ulët të familjeve që nuk përmbushnin nevojat mujore bazë me vetëm 4 për qind dhe Bosnja me vetëm 7%. Në Serbi 10 për qind e familjeve kanë deklaruar se nuk përmbushin nevojat bazë dhe në Maqedoni 11% e familjeve.

Të gjitha shtetet në rajon përfshi edhe Shqipërinë janë përmirësuar në aftësinë për të përballuar faturat mujore të shërbimeve, si qira, drita dhe ujë. Sipas rezultateve të sondazhit, 83% e të gjithë pjesëmarrësve në anketë nuk e kanë të vështirë të paguajnë qiranë dhe faturat e tjera, krahasuar me 17% që nuk e gjejnë veten në të njëjtën situate.

Në Shqipëri 39 për qind e familjeve raportuan se nuk e përballojnë një javë pushime në vit, kundrejt 60% që e konsideruan të përballueshme. Në Rajon 59% e të anketuarve janë në gjendje të përballojnë një javë pushime në Rajon, kundrejt 36% të tjerëve që e konsiderojnë luks.

77% e pjesëmarrësve në anketën rajonale mund të përballojnë një këst të kredisë, ndërsa 14% shprehen ndryshe. Ndërsa shumica e qytetarëve (88%) janë në gjendje të përballojnë ushqim dhe rroba, por 10% e qytetareve në Rajon sforcohen të përmbushin nevojat bazë mujore.

Vëllimi i pagesave të dërgesave nga jashtë është tkurrur me 5% në nivelin rajonal. Rreth 19 për qind e familjeve në Rajon raportuan se kanë marrë ndihmë nga jashtë vendit më 2020 nga 24% më 2020.

Nivelet e perceptuara të nepotizmit në punësim mbeten shqetësim i madh në të gjithë Rajonin. Besimi tek punëdhënësit si në shtet si në privat është shumë i ulët në të gjithë Rajonit, dhe ky shqetësim duhet adresuar sugjeroi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Nga ana tjetër punëdhënësit konsiderojnë arsimin të papërshtatshëm dhe mungesën e përvojës së punës si pengesa për punësimin./B.Hoxha/Monitor

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes