Dyshimet për variantint Delta në Shqipëri, flet ekspertja e ISHP-së: Po monitorojmë me kujdes situatën

Prezenca e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri nuk është konfirmuar ende. ISHP deklaroi ditën e sotme se ka dyshime të arsyeshme, por ende po nuk ka prova. Sipas përfaqësueses së ISHP, mostrat janë dërguar në laborator dhe priten rezultatet.

“Kemi dyshime të arsyeshme dhe prandaj po vazhdojmë të monitorojmë situatën. Por evidenca nuk kemi, zyrtarisht nuk kemi evidenca. Sa i përket hyrjes në vendin tonë ne e kemi deklaruar dhe dyshime të arsyeshme në lidhje me mutacionet të cilat janë fakte të zakonshme në lidhje me viruset respiratore. Mendojmë të vijojmë me testime dhe monitorimin e situatës. Sapo të kemi evidenca të sakta në lidhje këto dyshime të arsyeshme që na kanë ndodhur do t’i bëjmë evidente”, tha përfaqësuesja e ISHP për mediat.

Para paj ditësh, sinjalet për prezencën e variantit Delta u dhanë dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila pranoi se një sërë testesh të dyshuara janë dërguar në Gjermani për konfirmim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes