E ardhmja e duket larg Barcelonës, Rej Manaj përfundon në orbitën e dy ekipeve të njohura italiane

E ardhmja e Rei Manajt do të jetë larg Barcelonës. Pas atij sezoni ku statistikat folën të gjitha për të, sulmuesi shqiptar nuk do e ketë të vështirë të gjejë destinacionin e radhës në karrierë.

Barcelona B ka gati zëvendësuesin e tij, Zhordi Eskobar, ndërsa në garë për lojtarin e Kombëtares janë vënë dy klube italiane.

Ekipi i Breshias ka shfaqur interes për shërbimet e Rei Manajt, ndërsa një tjetër pistë më e fortë për të është edhe Kremonese.

Këta të fundit janë një emër i njohur për 24-vjeçarin, teksa prej aty nisi karrierën e tij në Itali, ku më pas do të siguronte edhe kalimin te Interi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes