E gjeni veten dhe ju këtu? Ja 6 shenja që tregojnë se ke rënë në dashuri me shokun/ shoqen e ngushtë

Nëse dyshoni se ndjenjat për mikun tuaj më të mirë, nuk janë vetëm miqësore, ekspertët ju sugjerojnë të shihni për këto shenja:

#1 – Ju shkoni te ata për gjithçka

A e gjeni veten duke dashur t’i dërgoni mesazhe për secilin detaj në jetën tuaj? Shpesh, kjo është fiks arsyeja pse i kemi miqtë, por kur ata fillojnë të jenë mendimi juaj i parë për çdo gjë, ju ndoshta filloni t’i shihni si partneri “ideal”, jo vetëm në aspektin miqësor.

#2 – E kapni veten duke xhelozuar partnerët e tyre të mundshëm

Reklamë
Ndiheni xhelozë kur ai flirton me dikë? Po kur ju tregon për personin e fundit me të cilin doli në një “date”? Nëse nuk e pranoni me zë të lartë, por keni ndjenja xhelozie dhe mendoni se roli juaj do të zëvëndësohet, apo do donit të ishit ju në vend të saj/tij – ndoshta duhet të rishikoni ndjenjat.

#3 – E krahasoni me të, çdo njeri me të cilin del në takim

Keni kuptuar se nuk mund të krijoni një marrëdhënie “më shumë se shokë” me askënd, sepse jeni vazhdimisht duke bërë krahasime me shokun e ngushtë. Ndonjëherë madje, e gjeni veten duke i folur të tjerëve për të, në një mënyrë që dhe juve ju bën të çuditeni me veten.

#4 – Vini re detaje të vogla rreth tyre

Shpesh e gjeni veten duke menduar ose dukë vënë re edhe detajet më të vogla për to: erën e tyre, buzëqeshjen, sjelljen, të qeshurën dhe shprehitë e fytyrës etj.

#5 – Papritur, ndiheni pak në siklet rreth tyre

Ndjeni ato si flutura në stomak kur jeni pranë tyre? Ndoshta, nivelet e rritura të adrenaliës po ju bëjnë të djersini, rrahjet e zemrës janë më lartë se zakonisht dhe ju pyesni veten: Kur ndodhi e gjithë kjo?!

#6 – Dëshironi të jeni pranë tyre gjatë gjithë kohës

Mërziteni kur i keni larg dhe jeni të gatshëm të bëni çmos vetëm që të qëndroni më gjatë dhe më shumë pranë tyre.

Nëse mendoni se shoku juaj nuk ndihet njësoj ndaj jush, ndoshta duhet të distancoheni pak prej tyre, derisa ndjenjat të zbehen. Në përgjithësi, t’i ndrydhni ndjenjat nuk është e këshillueshme, prandaj të bëni një hap prapa ndoshta është vendimi i duhur. Një sugjerim tjetër do të ishte dhe të tregonit se si ndiheni, që ju të jeni të qetë, ndër të tjera, me veten!

Sido që jetë, nuk ka nevojë për panik. Mos harroni se asgjë nuk e pengon rrugën e dy njerëzve që janë bërë për njëri tjetrin.

Ekspertët: Clarissa Silva, shkencëtare e sjelljes; Dr. Rhonda Freeman, neuropsikologe klinike; Susan ëinter, eksperte e marrëdhënieve

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes