Burim Piraj, biznesmen shqiptar nga Kosova, thotë se gjatë një udhëtimi me motor që ka bërë dy ditë më parë në veri të vendit tonë, është kërcënuar nga pronari i një biznesi përgjatë shtegut Valbonë-Theth.
Ai tregon dy episode që i kanë ndodhur dhe u bën thirrje personave që ndërmarrin rrugën drejt veriut të Shqipërisë me motora enduro, të mos kalojnë në Valbonë dhe Theth.
“E para nga terreni e keni jetën në rre zik sepse ka shumë sfida dhe shumë rreziqe që nuk ia vlen ti provoni dhe E dyta pronari i “Simon Cafe” mund të ju vret për të cilën gjë është betuar se do ta bënë së shpejti.
Në të njëjtin stil si në Qafë Valbonë na priti familja e parë në Theth, mo zo ma zi. Në Shkodër kaluam si në xhenet. Në Koman Xheneti vetë Shqipëria ka aq shumë vende për vizitë po Qafë Valbonën dhe Thethin ju propozoj ta anashkaloni ose të flisni një gjuhë të huaj”, shkruan Burim Piraj, ndërsa tregon dhe episodet, në një prej të cilave thotë se janë kërcënuar me jetë.
Mesazhi i plotë i biznesmenit shqiptar nga Kosova:
Ky është një udhëpërshkrim që kurrë nuk do të doja të shkruaja për te!
U nisem me motora enduro nga Qafë Valbona drejt Thethit, e gabuam rrugën dhe hymë në një rrugë e cila në fund kishte një shtëpi të banorëve lokal. Me të dëgjuar motorët nga shtëpia doli një burrë dhe një grua, ne u gëzuam që i pamë dhe filluam ti pyesim se cili është shtegu për Theth, po ata ishin shumë të brengosur që ne shkelëm në rrugën e tyre dhe filluan të na tregojnë që ajo është rruga tyre dhe se ata aty jetojnë e ne nuk bëmë aspak mirë që ashtu u futem pa pyet në atë rrugë.
Më falni i thash po nuk e pamë një tabelë që kjo rrugë është vetëm e juaja dhe është e ndaluar për të tjerët, filloj gruaja të pyes se a duam ndoshta me pi diçka a të hamë diçka, unë nga naivitetit i them: Zoti ju dhashtë bereqet faleminderit shumë,- mirëpo vëllai im e kuptoj se ajo nuk ishte ofertë pa pagesë, i tha: Na sill dhjetë Koka kola dhe gruaja me vrap shkoj në shtëpi, ne u ndalëm dhe më pas na shërbeu pijet me një pjatë djathë i zoti shtëpisë që i paguam aq sa dëshiroj vetë ai të kërkon para.
Më pas na shpjeguan rrugën dhe u nisem. E pritem me padurim lajmin nga dy turistë të huaj se paska në rrugë një kioskë siç thanë ata e cila shërben dhe kafe.
Më në fund arritëm tek “Simoni Cafe” ! Pronari këtij lokali na doli përpara dhe në vend se të na pret ose gëzohet që ka konsumator ai filloj të na shaj dhe u kërcënua që nëse prapë kalojmë atypari do të na vras se po ia prishim rrugën e kuajve! As nuk pranoj të na shet kafe as pije pse jemi me motor dhe pse po flasim shqip e ne mezi i ramë në fije rrugës tjetër që anashkalon “Simon Cafe” po nuk harroj të na porosit të kemi kujdes se paska disa Çekë në kamping afër e të mos i shqetësojmë, po kur kaluam tek Çekët ata shumë në mënyrë të përzemërt na përshëndeten.
Për juve që dëshironi të merrni rrugën me motorë enduro ose full krrosa ju lutem që për dy gjëra mos të shkoni nga Valbona në Theth.
E para nga terreni e keni jetën në rrezik sepse ka shumë sfida dhe shumë rreziqe që nuk ia vlen ti provoni dhe
E dyta pronari i “Simon Cafe” mund të ju vr et për të cilën gjë është betuar se do ta bënë së shpejti.
Në të njëjtin stil si në Qafë Valbonë na priti familja e parë në Theth, mo zo ma zi.
Në Shkodër kaluam si në xhenet.
Në Koman Xheneti vetë
Shqipëria ka aq shumë vende për vizitë po Qafë Valbonën dhe Thethin ju propozoj ta anashkaloni ose të flisni një gjuhë të huaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!