E premtja sjell surpriza, ja si parashikohet moti sot

Dita e premte (sot) parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës në veri të vendit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet mesatar, si dhe përgjatë relieveve malore reshje shiu të karakterit lokal.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore 16°C deri në 31°C;

-zonat e ulëta 19°C deri në 34°C;

-zonat bregdetare 22°C deri në 33°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes