Dy persona të tjerë që kishin marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në provincat e Australisë Tasmanisë dhe Victoria, humben jeten
Sipas një deklarate të lëshuar nga rregullatori i pavarur i barnave në vend, Administrata e Produkteve Terapike (TGA), thuhet se një burrë 44-vjeçar në Tasmani, i cili mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe një grua 48-vjeçare në Victoria, humben jeten nga mpi ksja e gja kut.
Nga ana tjetër, thuhet se numri i njerëzve që vdiqën nga mpi ksja e gja kut për shkak të 6,1 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca të administruara që nga fillimi i aplikimit të vaksinave në Australi u rrit në 6 me v ik tim at e fundit.
– Në Australi janë duke u rritur rastet me variantit Delta
Rritja e numrit të rasteve vazhdon në provincat New South Wales (NSW), South Australia (SA) dhe Victoria, ku vazhdon mbyllja e plotë kundër variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).
Në NSW ku u regjistrua numri më i lartë i rasteve, u regjistruan 124 raste të reja, ndërsa në Victoria 26 dhe 2 raste tjera në SA.
Në Australi ku rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 25 janar 2020, 915 nga 32.417 australianët që u prekën nga virusi humbën jetën.
Në vend ku varianti Delta është rritur në javët e fundit janë regjistruar 1.452 raste aktive, 142 vazhdojnë të trajtohen në spital dhe 29 tjerë janë nën kujdes intensiv.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!