Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë, ku 34 vjeçari Aurel Dedaj ka ndërruar jetë pasi ran ë kontakt me rrymën elektrike.
34 vjeçari ishte duke punuar për shtrimin e kabllorit në fshatin Sheshan për llogari të një kompanie private.
Policia ka shoqëruar në Komisariat administratorin e kompansië, 34 vjeçarin F.R, ndërkohë që vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!