E rëndë në Vorë, po punonte në kantierin e ndërtimit, 55-vjeçari bie nga lartësia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite, rreth orës 17:55, në Marikaj, Vorë ku një 55-vjeçar me iniciale D.Q ka rënë nga lartësia.

Mësohet se 55-vjeçari po punonte në një kantier ndërtimi, ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 14.07.2021, rreth orës ‪17:55‬, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes