E RËNDË/ Po peshkonte në lumin Erzen, 55 vjeçari bie në kontakt me telat elektrikë dhe ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jubë të Sukthit, ku një 55 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ran ë kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se 55 vjeçari A.Ç, banues në Sukth ishte duke peshkuar në lumin Erzen, por fatkeqësisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën në vend.

“Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrikë e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes