Një 80-vjeçar, pushues nga Kosova, është mbytur në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, rreth orës 18:40, ku 80-vjeçari me inicialet S.O., u fut në det për t’u larë, por fatkeqësisht u mbyt.
Nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes, nëse 80-vjeçari pësoi infrakt brenda në ujë apo ndonjë komplikacion tjetër, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Prej ditësh, Report Tv ka raportuar mbi problematikën e mungesës së rojeve bregdetare në plazhet shqiptare, mirëpo ky de noncim i vazhdueshëm duket se ka rënë në vesh të shurdhët.
Asnjë nga autoritetet apo bizneset që e kanë për detyrim punësimi e një roje bregdetare nuk ka reflektuar, çka ka sjellë që pasoja të jenë tragjike. Fatkeqësisht edhe këtë sezon veror bilanci i pushuesve që mb yten në det është tr agjik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!