E trishtë/ nëna humbet jetën pasi sakrifikoi veten për të shpëtuar foshnjën e saj nga mbytja (video)

Nëna sakrifikon çdo gjë për fëmijën, madje edhe jetën dhe një rast i ditëve të fundit në Kinë është konkretizimi i këtij rasti edhe njëherë tjetër.

Imazhet e shpëtimit të një foshnje 3-4 muajsh në Kinë nga përmbytjet e që kanë përfshirë vendin brenda pak orësh u bënë virale. Por shpëtimi i të miturës ka prekur zemrat e të gjithëve pasi e ëma e kishte mbajtur vajzën sipër baltës për bmë shumë se 24 orë dhe pas gjetjes së saj, e ma kishte humbur jetën. Vajza u nxor e gjallë të Mërkurën pas më shumë se 24 orësh nën rrënoja dhe u dërgua me urgjencë.

Trupi i nënës u gjet të enjten. Shpëtuesit i thanë Beijing Youth Daily se kur zbuluan trupin e saj, ishte e ngrirë në një pozicion që dukej sikur po mbante diçka lart.

“Vetëm në atë moment vendimtar ajo kishte ngritur lart fëmijën e saj dhe kjo është arsyeja pse vajza jetoi,” u tha gazetarëve një punonjës i shpëtimit Z. Yang.

Reshjet e mëdha të shiut kishin shkaktuar rrëshqitjen e dheut në fshatin Wangzongdian në provincën Henan, duke shkaktuar 33 të vdekur dhe më shumë se 200,000 njerëz të evakuuar nga shtëpitë e tyre

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP