Moderatorja Fiori Dardha vuan nga një sëmundje autoimune që i dëmton mëlçinë. Gjatë një interviste, ajo tregoi se zbuloi sëmundjen 2 vite më parë. Fillimisht u tremb, por sot ka mësuar që të bashkëjetoj me të, “shpesh duke e sfiduar, ose duke i bërë edhe karshillëk”.
“Prej dy vitesh kam zbuluar se vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë, fillimisht duke ditur rëndësinë e këtij organi u tremba shumë, ndërsa sot jam mësuar që të bashkëjetoj me këtë sëmundje. Shpesh e sfidoj, ndonjëherë i bëj dhe karshillëk. Padiskutim që ndonjëherë përpiqet të më mundë, zë edhe krevatin por nuk ia tregoj njeriu por askush nuk ma ka për borxh të dëgjojë dërdëllitjet e mia, ankesat e mia, të dëgjojë për sëmundjen time.
Kujt i intereson kjo, jeta është e bukur, duhet jetuar. Më ka dhënë edhe këtë “dhuratë”, duhet të mësoj të jetoj me këtë sëmundje. S’po them që është e lehtë, por kur ke dëshirë të luftosh padiskutim që sfidohet edhe sëmundja. Se di për sa kohë do arrij ta sfidoj. Por për aq kohë sa mundem do të bëj të pamundurën që të jetoj shëndetshëm, mirë dhe të bëj një jetë normale dhe ta shpërfill sa mundem pavarësisht se jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tim”, – u shpreh ajo në “Natën me Aulonën”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!