‘E rëndësishme’ kështu e nis postimin e saj prezantuesja e famshme amerikane dhe personaliteti televiziv, Catt Sadler në llogarinë e saj në Instagram, ku njoftoi se ishte e infektuar me variantin Delta megjithëse kishte marrë dy doza e vaksinës anti-covid.
Në postim e saj Sadler shkruan:
”Vaksinohuni dhe mbani maskë, nëse nuk doni të përjetoni ato që unë kam kaluar’ duke shtuar :
”Varianti delta është brutal dhe shkalla e transmetimit është shumë e lartë. Më preku dhe pse isha e vaksinuar. Mendova se do ta kaloja lehtë për shkak të vaksinimit, por nuk jam. Unë jam një nga rastet që kemi filluar të shohim çdo ditë e më shumë’.
Ajo gjithashtu deklaroi se simptomat nuk ishin të lehta:
”Kam përjetuar ethe të larta, dhimbje koke dhe dobësi për dy ditë. Madje dhe një qelb i çuditshëm më doli nga syri’.
Duke treguar se ishte infektuar nga një i afërm Sadler shkroi:
‘Po vizitoja një të afërmin tim dhe në atë kohë mendova se ishte grip. Jini të kujdesshëm mbani maskën edhe pse jeni të vaksinuar’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!