Era e keqe u përhap në të gjithë zonën, gjendet pa jetë çifti shqiptar në Greqi

Mbrëmjen e djeshme është shënuar një ngjarje e rëndë në Kalithea të Greqisë ku banorët e zonës “Agioi Panton” zbuluan dy kuf oma.

Të alarmuar nga aroma e keqe, banorët kanë lajmëruar policinë.

Kur autoritetet shkuan në banesë, konstatuan një çift bashkëshortësh të pajetë. Burri ishte rreth 70 vjeç ndërsa gruaja rreth 60, por trupat e tyre ishin në dekompozim e sipër, pasi kishin pak kohë që kishin humbur jetën.

Sipas mediave greke, policia nuk ka gjetur shenja të dhu nës në banesë, por një ekzaminim mjeko-ligjor dhe nga hetuesia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Oficerët e policisë nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime.

Çifti i bashkëshortëve, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, dyshohet se janë me origjinë nga Shqipëria.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes