Erion Veliaj takohet në New York me djalin e filantropit George Soros, ja mesazhi i tij

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar sot në New York me djalin e filantropit George Soros, Aleksandër Soros.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aleks Soros në rrjetin e tij social “Instagram”, ku ka shpërndarë një foto me kryebashkiakun e Tiranës.

Postimi i plotë i Aleks Soros

Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në New York! Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë. Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në 2022! #visittirana # albania # tirana

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP