Ish-kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri. Ceka foli me superlativa për ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Ai tha se pavarësisht se mund të ketë bërë disa gabime, ambasadorja Kim është një shqiptare e vërtetë, ndaj do t’i puthë dorën.
“Unë mendoj që kjo është e vetmja grua, kjo ambasadore që flet shqip, në kuptimin kështu i duan këta. Ajo s’ka asnjë interes, ajo s’ka tendera, s’ka kompani për të sjellë. Ajo nuk impresionohet nga folklorizmi këtu .
Kjo mund të ketë bërë gabime,në mënyrë sesi sillet si ambasadore, por ajo është një shqiptare e vërtetë, dhe unë do t’i puth dorën.Mos të kishin qenë amerikanët, ne sot s’do të kishim jo vetëm media, por as gjuhë, pra ne sot serbët do t’i kishim në Prizren. Unë besoj te Reforma në Drejtësi,ky vend nuk ka vetëm maskarenj”, tha Ceka.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!