Në Mal të Zi, nisur nga sot deri më 2 gusht, do të ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambiente të hapura, ashtu edhe të mbyllura, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend.
Vendimi u mor pasi, siç u tha, rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Me të ndalohen edhe ahengjet dhe festivalet e muzikës, si dhe çdo tubim masiv në ambiente të mbyllura.
Nga 2 gushti, qëndrimi në ambiente të brendshme të hotelierisë do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ për koronavirusin (PCR), konfirmim se janë vaksinuar me së paku dozën e parë të vaksinës ose dëshmi se janë shëruar nga koronavirusi, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Igor Galliq.
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi tha se masat janë ashpërsuar për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare.
Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi janë 480 raste aktive me koronavirus – 136 prej tyre në qytetin turistik të Budvës.
Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Turizmit, në qytetet në bregdet dhe në veri të Malit të Zi aktualisht ndodhen rreth 110 mijë turistë, çfarë do të thotë 80 për qind më shumë se në vitin 2019.
Turistëve të huaj u lejohet hyrja në Mal të Zi pa test PCR ose certifikatë vaksinimi./rel
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!