Ende dyerve të drejtësisë, flet vajza që dênôncoi Tiren: Unë të shkoj te vårri i nënës, fëmijët e saj gëzojnë me të

Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës muaj më parë ndërroi jetë në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme, pasi ishte lënë pa ujë e bukë, endet dyerve të drejtësisë, me shpresën se sanitarja Tire Alldervishi do të ndëshkohet për kr imin. Dalja nga qelia e sanitares dhe dërgimi i saj në arrest shtëpie nga gjykata e Tiranës, e ka tronditur shumë Etljanën.

”Është e pamundur edhe për mua, që fëmijët e saj të rrinë me të, të gëzojnë me të, dhe unë të shkoj të varri i mamit dhe të puth vetëm emrin e saj. Për mua dhe familjarët e mi dhe të afërmit e mi, është një vrasje me paramendim.” – thotë ajo.

Etljana thotë se i dorëzoi prokurorisë prova të pakundërshtueshme se nënën e saj e lanë të vdiste, pasi nuk i dhanë asnjë shërbim. Ajo dyshon se Tirja nuk është fajtorja e vetme, por ka edhe bashkëpunëtorët.

“Dyshimi është në të gjithë stafin që ka qenë në atë kat, në pavionin e dytë, sepse Tirja ishte në pavionin e tretë, nuk kishte të bënte fare me mamin tim.”

Mes lotësh ajo rrëfen se mori borxhe për të blerë edhe oksigjenin, vetëm e vetëm që nëna e saj të përmirësohej, por më vonë kuptoi se sakrifica e saj nuk vlejti. Sot për të, vetëm një gjë ka rëndësi. Të gjejë drejtësi për vdekjen e nënës.

“Dua që ajo të marrë dënimin që meriton. Drejtësia të shkojë deri në fund për mamin tim. Sepse jo vetëm mami im, por askush nuk e meriton, atë që përjetoi mami im në atë spital.”

Eltjana thotë se askush nuk i kërkoi falje për vdekjen e nënës, madje as drejtori i spitalit nuk e telefonoi për ta ngushëlluar. Ndaj ka vendosur ta hedhë në gjyq këtë institucion dhe të kërkojë dëmshpërblim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP