Covid-19 në Kosovë/ Konfirmohen 12 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i humbjes se jetes nga COVID-19.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, transmeton Telegrafi.

Në 24-orëshin paraprak, sipas njoftimit, 14 pacientë u shëruan.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 106.

Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,879 raste me coronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,509 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.

Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes