Euro 2020/ Publikohen formacionet e çerekfinales së parë, Zvicër-Spanjë

Faza çerekfinale e Euro 2020 do të fillojë në orën 18:00 me ndeshjen Zvicër-Spanjë.

Zviceranët janë në kërkim të një tjetër mrekullie pasi kanë eliminuar Francën me penallti në 1/8-at, ndërsa spanjollët duan t’i japin vazhdimësi fitores drithëruese të marrë në kohën shtesë kundër Kroacisë.

Mungesa e madhe e ndeshjes së sotme është Granit Xhaka, i cili nuk luan për shkak se është i skualifikuar.

Formacionet zyrtare

Zvicër: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.

Spanjë: Unai Simon; Azpilicueta, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Ferrán Torres, Morata, Sarabia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP