Kristof Milak, talenti i ri hungarez i notit, praktikisht ishte i pakapshëm për çdo kundërshtar edhe sot në garën e 200 metrave flutur. 21-vjeçari dominoi me lehtësi dhe morri medaljen e artë duke vendosur edhe rekord olimpik në provën e tij.
Por për çudinë e të gjithëve, pasi gara mbaroi ai dukej më shumë sikur kishte humbur sesa kishte fituar një medalje të artë olimpike. Arsyeja ishte se Milak kërkonte me çdo kusht të vendoste rekord të ri botëror gjatë kësaj Olimpiade, ndaj ishte mërzitur kur kishte parë në tabelën elektronike se kishte thyer “vetëm” rekordin olimpik. Fajin e kishsin mbathjet e garës, që i ishin grisur dhe ishte detyruar të gjente të tjera para garës.
“M’u grisën 10 minuta para se të shkoja në pishinë dhe në atë moment e dija që rekordi botëror më kishte ikur. Humba përqendrimin dhe e dija që nuk do ia dilja.
Ishte problem për mua, sepse kam një rutinë, një ritëm, një përqendrim. Kjo gjë prishi përqendrimin tim dhe ky problem ndikoi në kohën që dhurova. Nuk po notoja për medalje, po notoja për një kohë të shpejtë. E kam thënë më parë që dëshiroja të vendos një rekord personal dhe rekordi im personal është rekordi botëror”, tha 21-vjeçari i cili ishte aq dominues, sa la 2,8 sekonda mbrapa vendin e dytë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!