Fjolla Morina në bùrg, ja që i bën bashkëshorti i saj në rrjete sociale

Aventura e këngëtares së njohur Fjolla Morina, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “tr afik arm ësh”, mori fund më 19 korrik pas u arre stua në Prishtinë. Ajo kishte rreth 1 vit në arra ti, pasi u largua pa lënë gjurmë nga banesa në Kukës ku po plotësonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bashkëshorti i saj Fisnik Syla, me të cilin u martua gjatë arratisë, ka reaguar në rrjete sociale. Biznesmeni ka publikuar një foto të tyren nga dita e dasmës, Fjolla me fustan të bardhë e ai me kostum të zi, të dy të qeshur e të gëzuar.

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im. Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafaj ësia jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkruan ai në foton e bukur duke e shoqëruar shkrimin dhe me një zemër.

Fisniku ka bërë tag dhe Fjollën në këtë postim, por në profilin e saj nuk ka asnjë postim, prej ditësh. Kujtojmë se Fjolla Morina u arr estua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak kohë më parë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP