Ndeshja e tretë mes McGregor dhe Poirier u zgjidh me KO teknik, pasi irlandezi theu këmbën në raundin e parë. Në intervistën pas dyluftimit, kur ende ishte në tokë, McGregor humbi kontrollin dhe i përmendi gruan kundërshtarit.
“Po e godisja me grushta dhe shkelma. Ai ishte i pasigurtë dhe po mundohej të ruante distancat. Kjo nuk mbaron me kaq. Nëse ai do që ta zgjidhim jashtë, e zgjidhim edhe jashtë”, tha McGregor.
Intervistuesi i vuri në dukje se Poirier tha se një nga goditjet e tij bëri që t’i thyhej këmba, gjë që e tërboi fare irlandezin, i cili i përmendi gruan kundërshtarit, ndërkohë që Poirier po dilte nga oktagoni.
“As nuk më goditi fare. Me gruan tëndë flas në Instagram, e kam në DM. Më kontakto më vonë se t’i tregoj të gjitha mesazhet”, tha McGregor, mes ovacioneve të spektatorëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!