Boksieri Florian Marku do të bëhet me djalë dhe këtë e ka zbuluar vetë ai në një ceremoni të veçantë, ku mblodhi miq e të afërm.
Në videon e postuar në rrjete sociale, Marku duket tejet i emocionuar krahë së shoqes, ndërsa të dy mbajnë në dorë një tullumbace, ndërsa zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre.
“Faleminderit Zotit presim nje djal” ka shkruar ai krahas videos të lajmit të pritjes së ëmbël.
Florian Marku është një ndër emrat më të suksesshëm shqiptarë, i cili na ka bërë të krenohemi gjithmonë me arritjet e tij jashtë vendit.
Ai është zhvendosur prej muajsh vitesh në Londër, ku dhe vazhdon karrierën e tij. Marku është kampion ndërkombëtar në stilin e tij dhe në mbi 45 ndeshje të zhvilluara në kikboks dhe 5 në kategorinë UFC.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!