Foto-“Unë një arkë peshk e ha për darkë”/ Plas humori, kush janë “viktimat” e rrjeteve sociale

Arrestimi i ish- zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, nën akuzën se ka marrë ryshfet, për një vend pune, është bërë objekt humori në faqet e humorit në rrjetet sociale.

Ndërsa në përgjimet e SPAK, thuhet se Rovena Voda mori 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk, në këmbim të një vendi pune, në rrjet ka shpërthyer ironia.

Viktimë” të faqeve të humorit kanë rënë edhe figura të tjera të politikës, medias, apo edhe ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili kishte kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare arrestimin e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.

Në galerinë e fotove më poshtë, disa nga memet më pikante

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes