Frikë nga një valë tjetër/ Shteti europian ndryshon rregullat, rikthehet karantina për udhëtarët

Rritja e rasteve me Covid-19 ka bërë që Sllovakia të marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria e Sllovakisë ka marrë masa të reja për hyrjet në vend.

Duke filluar nga 9 korriku, të gjithë personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe që duan të shkojnë në Sllovaki duhet t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore.

Kjo vlen pavarësisht nga vendi i origjinës. Ndërsa udhëtarët që kanë marrë të dy vaksinat mund të udhëtojnë lirshëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes