Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i “Tre Luanëve”

Anglia “qan” vd ekjen e Paul Marinar i cili ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares angleze ka ndërruar jetë pas tumorit në tru.

Britaniku gjatë viteve 1977-1985 koleksionoi 35 prezenca me “Tre Luanët” nga ku realizoi dhe 13 gola.

Në rang klubesh ai ishte protagonist me Ipsuiç Taun për triumfin e Kupës së Mbretëreshës dhe Kupën UEFA në sezonet 1977/1978 dhe 1980/1981.

Një lajm i trishtë ky për kombëtaren britanike e cila nesër sfidon Italinë në finalen e EURO 2020 në orën 21:00 në “Wembley”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes