Dy vajza të mitura kanë rrezikuar mbytjen ditën e sotme në plazhin e Golemit në Durrës.
Mësohet se vajzat e moshës 11 dhe 17-vjeçe janë nga qyteti i Elbasanit. Fatmirësisht plazhistët e tjerë kanë arritur t’i nxjerrin nga deti.
Vajzat janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det.
Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.
Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.
Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional”, bën me dije policia.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!