Martesa e Getit dhe Marinës po shkon për “marshallah”, siç shprehet vetë Marina në një intervistë të fundit. Moderatorja tregon se ata jetojnë si çdo familje shqiptare, me dashuri, me grindje, me njerëz, muzikë e gatime.
Ah kur vjen puna te gatimi, shefi është Getoari. Marina tregon se ajo nuk ia thotë shumë te kjo pjesë dhe vetëm asiston.
“Jeta jonë është si në çdo shtëpi shqiptari. Me dashuri, me grindje, me njerëz, me muzikë, me gatim e çdo gjë që e bën jetën tonë. Shtëpia për mua është qetësi e shpirtit. Përpiqem që të mos i humbas kurrë kuptimi “Shtëpi”. I ruaj me fanatizëm parimet e shtëpisë. Simbolika e shtëpisë së bashkuar duket sikur ruan ekuilibrat për një jetë dhe marrëdhënie të shëndetshme. Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)”, shprehet Marina për “Revista Who”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!