Gjermanët që kthehen nga udhëtimet e pushimeve verore jashtë vendit do të përballen me rregulla të reja të testimit për COVID-19, duke filluar nga e diela, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
“Të gjithë personat e pavaksinuar, të cilët hyjnë në Gjermani, do të duhet t’u nënshtrohen testeve, pavarësisht nëse mbërrijnë në vend në rrugë ajrore apo hekurudhore”, tha Spahn.
“Në këtë mënyrë, ne do të zvogëlojmë rrezikun për të sjellë infeksione shtesë”, shtoi ai. Kabineti pritet ta miratojë masën sot, së bashku me një klasifikim të ri të rajoneve me rrezik global. Masa do të prekë veçanërisht më të rinjtë, shumë prej të cilëve ende nuk janë vaksinuar plotësisht.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!