Gjykata Administrative rrëzon KAS: Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjobitet me 750 mijë lekë!

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksionave, që i hoqi gjobën 750 mijë lekë (të vjetra) kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e vendosur nga KQZ-ja promovimin e aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve.

Ankesa në KQZ u bë nga përfaqësuesit e opozitës dy muaj para zgjedhjeve, për dhurimin e disa çelësave të shtëpive të reja për të pastrehët e tërmetit. Organi përgjegjës për zgjedhjet në vend e gjeti të bazuar këtë kërkesë dhe gjobiti Veliajn.

Ky i fundit ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, i cili rrëzoi gjobën e vendosur nga KQZ. Çështja u dërgua në Gjykatën Administrative dhe sot kemi një vendim. Gjoba në vlerën e 75 mijë lekëve (të reja ose 750 mijë lekë të vjetra) do të qëndrojë në fuqi.

“Shton 5 vila në pa ndemi, kandidon për kryeministër. Shet nga 3 herë apartamentet me mashtrim, kandidon për deputete opozite, por kur bën detyrën tënde sipas ligjit duke strehuar 17 familje që flinin në çadra, të gjobisin. Gjoba do apelohet, por puna në Tirane nuk ndalet nga gjumi!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale.

Kjo është akuza ndaj Lulzim Bashës, e cila bëri që Veliaj të dërgohej në KQZ nga përfaqësuesit e opozitës dhe rrjedhimisht të gjobitet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP