Një gjykatës italian është gr abitur ditën e sotme në afërsi të Golemit, nga persona ende të paidentifikuar teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës së tij.
Lajmin e bën me dije gazetari i kronikës në Vlorë, Enrik Mehmeti, të cilin vetë gjykatësi e ka njoftuar për t’i komunikuar ngjarjen.
Ai ka treguar se i kanë vje dhur çantën e cila mbante brenda dokumente të rëndësishme dhe para që kishte vendosur të shpenzonte gjatë qendrimit në Shqipëri, pasi kishte ardhur për të pushuar.
Gazetari Mehmeti thotë se gjykatësi kishte blerë një shtëpi në Vlorë, ndërsa i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë në pra nga hajdutët./newsbo mb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!