Categories: Lajme

Gjysma e ekipit me probleme shëndetësore pas ndeshjes në Qipro, virozë apo helmim?

Si të mos mjaftonte humbja minimale ndaj AEL Limasolit, në sfidën e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, skuadra e Vllaznisë, tashmë duhet të përballet edhe me probleme të jashtë. Mësohet se në kampin shkodran mbrëmjen e djeshme ka shumë probleme të cilat nuk u bënë publike para ndeshjes.

Një pjesë e lojtarëve dhe pjesëtarë të stafit teknik nuk kanë kaluar një gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me helmim nga ushqimi, apo thjesht ka qenë një virozë.

Gazetarët shkodran të pranishëm në Qipro bëjnë me dije se sul muesi Ardit Hoxhaj nuk ka udhëtuar fare drejt stadiumit, por ka qëndruar në hotel sepse gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë aspak e mirë.

Hoxhaj nuk është futbollisti i vetëm që shfaqi probleme, pasi edhe amesfushorit Jonuzi i është dashur të marrë serum. Pas tij edhe Latifi ka shfaqur probleme dhe ka përfunduar në spitalin e Limasolit paraditen e djeshme i shoqëruar nga mjeku Çoba.

Përpos tyre, shqetësime më të lehta kanë pasur edhe Adili, Krymi, trajneri i portierëve Lekiqi, megjithatë ia kanë dalë që të gjithë futbollistët që ishin prezent në fushë të jepnin maksimumin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

21 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

22 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

23 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago