Greg Rama pozon me Dua Lipën, këngëtares “s’i ndahet shpirti” nga bregdeti shqiptar (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa është duke shijuar pushimet në Shqipëri. Një javë më parë ajo mbërriti në Tiranë së bashku me familjen dhe të dashurin e saj Anwar Hadid, ku u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gjatë vizitës në Shqipëri Dua dhe familja darkuan me kryeministrin Edi Rama, ndërsa babai i këngëtares, Dukagjin Lipa u shpreh se kishte gjetur një mik, ku i referohej pikërisht Ramës.

Por së fundmi ka qenë Greg Rama, djali i kryeministrit, i cili ka publikuar disa foto, ku shfaqet me Dua Lipën dhe të atin, Dukagjinin në bregdetin shqiptar. “Kemi mundësi edhe për më mirë”, shkruan Gregu në fotot që shpërndan në Instagram.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP