Habit Monika Kryemadhi, shfaqet si “zonjë e parë” krah Metës (FOTO)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur sot si zonjë e parë krah bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta.

Ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest.

Në fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar u shpreh se rrënjët e miqësisë midis dy popujve gjenden në lidhjet legjendare të Kastriotit dhe të Huniadit.

Rrënjët e miqësisë midis dy popujve tanë gjenden në lidhjet legjendare dhe aleancën strategjike të Heroit tonë Kombëtar me Prijësin usht arak dhe drejtuesin e spikatur të Hungarisë dhe të mbarë Europës Qendrore, Janosh Huniadi, të dy mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit, por edhe të identitetit tonë europian.

Më tej kreu i shtetit thekson se ashtu si në kohën e tyre Hungaria mbetet një mbështetëse e palë kundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësisht mirënjohës.

“Ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësisht mirënjohës.

Jam i bindur se fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer tradicional historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa u ndalur në të ardhmen. krenarë që vitin që vjen do të kremtojmë së bashku 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhë nieve diplomatike midis dy vendeve tona”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes