Horoskopi ditor, e diel 4 korrik 2021

Dashi

Hëna ju bën jetik, Marsi dhe Jupiteri ju ndriçojnë. Kjo ditë është bërë për të fituar në të gjitha fushat. Zgjidhja e shkëlqyer dhe përqendrimi i lartë do bëjë që angazhimet e punës të kryhen sa më lehtë. Edhe dashuria fokusohet në suksesin tuaj, një mbrëmje e qetë me të dashurin është planifikuar vetëm për ju.

Demi

Shumë mundësi të favorshme e bëjnë këtë ditë për ju mjaft pozitive, si në dashuri edhe në punë. Jo pa ndonjë vështirësi, ju jeni duke punuar shumë për të arritur qëllimet tuaja. Vendosmëria juaj ju bën më të sigurt në dashuri, ku, pavarësisht disa pengesave ju në fund arrini atë që dëshironi.

Binjakët

Horoskopi sot është shumë me fat, në sajë të një ekipi planetësh të gatshëm për t’ju mbështetur ju! Pozita e favorshme e çiftit Diell-Mërkur, por edhe Hëna me Jupiterin dhe Marsi pozitiv, do ta bëjnë atë dinamik dhe plot entuziazëm. Fati do ju ndihmoj të realizoni ëndrrat tuaja në sirtar.

Gaforrja

Një ditë plot me ulje dhe ngritje për ju. Nga njëra anë Hëna, Neptuni dhe Jupiteri do nxisin suksesin e detyrave tuaja të përditshme. Por çifti Diell-Mërkur është në opozitë, duke shkaktuar disa të papritura. Keqkuptimet me partnerin do të jenë të shpeshta, sidomos për çështjet financiare.

Luani

Hëna dhe Urani e bëjnë këtë ditë plot momente të rëndësishme për ju. Në të vërtetë kjo gjendje do të jetë dominuese në punë. Mundohuni të mbani në kontroll nervat tuaja që të shmangni konfliktet me partnerin. Financat paraqiten mirë.

Virgjëresha

Horoskopi për shenjën e Virgjëreshës paraqet një ditë të keqe. Një merak financiar ose dyshim në dashuri mund të jenë arsyet për disponimin tuaj të tensionuar. Marsi ju bën që edhe grindjet më të vogla t’ju shkaktojnë shqetësime të mëdha. Qëndroni të qetë, nesër gjithçka do të jetë më mirë.

Peshorja

Ditë pozitive dhe me shumë fat për Peshoren. Do të jetë e lehtë për ju që në gjithçka ku punoni të merrni suksesin e dëshiruar. Në sajë të zgjedhjeve të mira të bëra në periudhën e fundit, lajme të mira do të merrni edhe nga puna. Por edhe dashuria nuk mbetet pas, ]do ndjeheni të përmbushur.

Akrepi

Për Akrepët sot paraqitet një ditë e mirë, të cilët do të kenë ku të mbështeten dhe të gjejnë inkurajim për të ecur më tej. Në qiellin tuaj ju mund të mbështeteni në aleancën e Marsit dhe Jupiterit, por edhe të afërmit dhe miqtë me kënaqësi do t’ju ndihmojnë. Një vendosmëri të fortë do të nxirrni në pah, duke zbuluar edhe anët e fshehta të vetes.

Shigjetari

Dita sot paraqitet ditë negative për Shigjetarët, të cilët duhet të japin dorëheqjen nga çdo lloj debati sepse yjet nuk do t’ju japin asnjë ndihmë. Jupiteri dhe Marsi do t’ju kthejnë shpinën edhe në punë dhe kjo do të jetë e vështirë për t’u përballur me përqendrimin e duhur. Vetëm Hëna do t’i ketë sytë nga ju duke ju mundësuar të keni dialogun e duhur në dashuri.

Bricjapi

Horoskopi paraqet një ditë të tensionuar, duke pasur parasysh opozitën në qiellin tuaj astral. Dielli dhe Merkuri pengojnë përqendrimin, Marsi dhe Jupiteri stimulojnë dinamizmin. Rezultati është konfuzion, gjestet çuditshme do ju dekurajojnë. Vetëm një organizim i mirë mund t’ju shpëtojë këtë ditë.

Ujori

Mundësitë e ndryshme të suksesit konfirmojnë këtë periudhë me fat, ku kënaqësia e punës ose studimi nuk mungojnë. Sekreti është përpjekja e madhe që ju keni bërë, por tani ka ardhur koha për argëtim, kështu që zgjidhni vendin e duhur për të kaluar një mbrëmje të qetë.

Peshqit

Do të jetë një ditë me të papritura, ku ju nuk do ta keni të lehtë për t’i përballuar ato. Kthimi i shpinës nga Hëna ju sugjeron që të qëndroni larg debateve sepse nuk do të keni fuqinë e duhur për ti kaluar. Mënyra e vetme është të minimizoni situatën, sot fokusohuni vetëm te puna.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes