Dashi
Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetë. Ata që kanë ndërmend të ndryshojnë vendin e punës, duhet të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre.
Demi
Mos merrni vendime teksa jeni të përfshirë nga emocionet. Kjo është më se e vërtetë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një projekt të komplikuar. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet t’i thoni ‘jo’ edhe një marrëveshjeje të re pune. Nuk përjashtohen problemet në marrëdhënien tuaj romantike.
Binjakët
Kjo ditë do të kalojë e qetë. Qëndrueshmëria do të jetë çelësi i fitoreve të reja. Në punë përpiquni të jepni maksimumin tuaj. Ata që kanë dëshirë të nisin një marrëdhënie të re romantike, nuk duhet ta fshehin simpatinë për një person të veçantë.
Gaforrja
Mos ndani me askënd asnjë prej planeve personale, ideve kreative apo projekteve për biznes. Ka gjasa që dikush t’ju kopjojë, madje edhe qëllimisht. Parashikohet fat në marrëdhëniet personale. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë dashurinë.
Luani
Bëni kujdes me kritikat ndaj njerëzve tuaj të dashur. Mendohuni mirë para se të flisni. Dita do të kalojë shumë më mirë nëse mbani veten nën kontroll. Mendoni më shumë se çfarë doni të arrini në të ardhmen dhe veçanërisht për familjen tuaj.
Virgjëresha
Kjo e premte nuk ka gjasa t’ju sjellë mundësinë për t’u relaksuar. Do t’ju duhet gjatë gjithë kohës të nxitoni apo të negocioni për diçka. Vetëm në mbrëmje mund të gjeni pak momente për veten dhe partnerin tuaj. Përpiquni t’i kushtoni vëmendje partnerit/partneres suaj.
Peshorja
Ekziston mundësia për incidente misterioze. Nuk rekomandohet të bëni një plan strikt për këtë të premte, pasi rrethanat nuk do t’ju lejojnë ta zbatoni atë. Ka gjasa t’i ktheheni dashurisë së vjetër, çfarë do t’jua ndryshojë krejtësisht gjendjen tuaj emocionale.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin egoizmin, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për profesionin tuaj. Nuk rekomandohet të ndihmoni dikë duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme, e cila mund të ndikojë në të ardhmen tuaj.
Shigjetari
Ngjarjet gjatë kësaj dite mund t’ju surprizojnë. Mund të rriteni në detyrë, çfarë do të ndikojë menjëherë në buxhetin tuaj. Kontrolloni emocionet, pasi kështu mund të parandaloni një situatë mjaft të ndërlikuar. Një projekt i rëndësishëm do të kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale.
Bricjapi
Ka gjasa të përballeni me probleme si në anën profesionale, ashtu edhe personale. Ata që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një pozicion pune, mund të kërkojnë opsione të reja punësimi. Këshillohet që nesër të shmangni alkoolin, ushqimet e shpejta apo aktivitetet ekstreme.
Ujori
Do të keni shumë kërkesa gjatë ditës së nesërme. Ekziston mundësia që të përfshiheni në marrëdhënien e dikujt ose të humbisni një shans profesional. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni pranë familjarëve dhe të këshilloheni me ta.
Peshqit
Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë kësaj të premte dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Megjithatë, është e nevojshme që t’i kushtoni kohë vetes suaj. Bëni shumë kujdes me regjimin ushqimor, pasi do të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj. Nuk është momenti i duhur për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!