Humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani, ky është çifti shqiptar që u përcoll në banesën e fundit

Tre shqiptarë me origjinë nga Kosova humbën jetën nga përmbytjet e frikshme në Gjermani. Mes tyre është dhe çifti Shaban e Raze Delija.

Viktima e tretë me origjinë shqiptare nga përmbytjet në Gjermani ishte Vanesa Koxha.

Dy të moshuarit janë përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit në fshatin Zahaq të Pejës. Kryeministri Albin Kurti u dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjarëve.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP