Humbën në pyllin e Llogarasë, gjenden pas 14 orësh dy turistët! Ja çfarë kishte ndodhur me ta

Policia e Vlorës ju ka ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.

Sipas bluve të Vlorës, një shtetas francez dhe një shtetase australiane kishin humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara, por janë gjetur pas 14 orësh kërkime.

Njoftimi i policisë:

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen në stacionin e Policisë Orikum.

#FaleminderitPoliciaeShtetit🤝
#Bashkëmëtësigurt

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP