Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 29-vjeçaren që humbi jetën 5 ditës pas lindjes së fëmijës së saj. Famijarët e 29-vjeçares Ardita Hersi kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, si dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Durrësit.
Më konkretisht, tezja e të ndjerës ka thënë se familja ka denoncuar mjeken M.P. e cila ka ndjekur gjithë procesin e shtatzënisë së 29-vjeçares. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës, pasi nuk i është bërë holluesi i gja kut në spital.
“Denoncimi është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vd ekur për faj të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gj akut. A v des një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”-është shprehur tezja e 29-vjeçares.
Ndërkohë, i pikëlluar vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë me humbjen e së resë, i është “nxirë shtëpia”. “Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin”,-ka thënë vjehrri i Ardita Hersit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!