“Kritikat” e tifozëve duket se i kanë bërë mirë mbrojtësit të kombëtares Elseid Hysaj.
Ai ka realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 36-të, në miqësoren që skuadra e Lacios ka zhvilluar ndaj skuadrës modeste të Belluno. Shqiptari merr me grintë topin në zonën e rreptësisë, shkon në fundore dhe godet fuqimisht drejt portës me të majtën.
Topi u përplas fillimisht në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë. Hysaj realizoi golin e katër për të tijtë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 7-0 në favor të ekipit kryeqytetas.
Vlen të përmendet se Hysaj nuk e ka nisur në mënyrën e duhur aventurën e tij të re te Lacio. Ai u akuzua nga tifozët për këndimin e këngës “Bela Ciao”, që sipas tyre është një këngë fashiste dhe lidhet më shumë me rivalët e kryeqytetit, Romën.
Pavarësisht tensioneve të tifozëve, që shkuan deri aty sa kërkuan largimin e tij, shokët e ekipit të shqiptarit, klubi lacial, por jo vetëm, i kanë dalë në mbrotje, duke shprehur hapur mbështetjen në këtë moment të vështirë për të.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!