Një person pa shenje jete është gjetur sot pasdite në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa j etë, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”, deklaroi ai.
Borovci tha më tej se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
“Aktualisht pol icia me kuj des të shtuar ka nisur hetimin e rastit si v d ek je e dy shimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, bëri të ditur Borovci.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!