riken Çalja garoi ditën e sotme në peshëngritje duke zënë vendin e 4-të në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020.
Peshëngritësi kuqezi arriti totalin 341 kg në dygarësh në stilin e shtytjes dhe shkëputjes, ndërsa për një kg humbi shansin për të marrë vendin e 3-të dhe medaljen e bronztë. Lidhur me këtë paraqitje të Briken Çaljes kanë reaguar edhe presidenti llir Meta dhe Kryeminsitri Edi Rama.
“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.
“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!